5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Bali Muharremaj punësoi vëllain e drejtorit të Arsimit si drejtor shkolle

Dhjetë ditë pas përfundimit të afatit ligjor për ankesa të kandidatëve për pozitën e drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj nënshkroi vendimin për pranim në marrëdhënie pune të Hamdi Bytyqit, i cili është vëllai i drejtorit të Arsimit, Remzi Bytyqi.

KALLXO.com kishte kontaktuar me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili kishte thënë se pavarësisht lidhjes familjare mes këtij kandidati dhe drejtorit të Arsimit, ky punësim nuk paraqiste konflikt të interesit.

Por drejtori i Arsimit, Remzi Bytyqi kishte thënë për KALLXO.com se “ndoshta është” konflikt i interesit punësimi i të vëllait në pozitën e drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike, mirëpo siç kishte deklaruar ai, pranimi në punë arsyetohej me përvojën që posedon Hamdi Bytyqi.

Ndërkaq, vetë i punësuari, Hamdi Bytyqi tha për KALLXO.com se mendon që “është pak” konflikt interesi dhe se punësimi i tij në pozitën e drejtorit të shkollës “Skënder Luarasi” është “njëfarë defekti”.

KALLXO.com kishte shkruar për njoftimin përmes të cilit vëllai i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Suharekë është zgjedhur drejtor i kësaj shkolle.

Më Shumë

Delegacioni i ZKA-së në Prizren, theksohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme,...

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Lajmet e Fundit