11.9 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Balja: Sot jemi shumë më mirë se më herët

Zyra e Kryeministrit për çështje të komuniteteve ka organizuar koktej për të shënuar 28 shtatorin- Ditën Botërore të komunitetit boshnjak.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur se bashkëjetesa midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë është një realitet i prekshëm.

Ai vazhdoi më tej duke potencuar se komuniteti boshnjak nuk është thjesht një peisazh i Kosovës multietnike por, është edhe urë që lidh dhe ndihmon bashkëpunimin në mes të Bosnjës dhe Kosovës.

Dude Balje, deputetja nga grupi 6+ ka thënë se është koha që të bëjnë një vijë për të ndarë të tashmen dhe të kaluarën në mënyrë që të ndërtohet një shoqëri e përbashkët. Ajo është shprehur se pavarësisht problemeve me të cilat ndeshet komuniteti boshnjak në Kosovë, është rritur përfaqësimi në institucione i këtij komuniteti.

“Sot jemi shumë më mirë se më herët”, ka vënë në dukje ajo.

Ministri i zhvillimit rural, Rasim Demiri ka uruar boshnjakët për këtë ditë, duke shtuar se e sotmja duhet të shërbejë si mësim për të mos përsëritur të kaluarën.

Demiri më tej ka përmendur kontributin e këtij komuniteti për ndërtimin e shtetit kosovar.

Po ashtu, Demiri shprehu nevojën e zhvillimit ekonomik si një garanci për të rritur mirëqenien e këtij komuniteti dhe të ndihmojë në kultivimin e një shoqërie multietnike ku komunitet do të jenë të integruar.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/vila-e-bukur-e-familjes-hoxhaj-nga-suhareka/
© RTV21.tv

Më Shumë

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Lajmet e Fundit