-2.8 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Ballkani e fiton derbin ndaj Dritës, Prishtina barazon me Gjilanin

Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Dritës në udhëtim në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit triumfuan 1:2 ndaj “Intelektualëve”, për të mbetur fuqishëm në garë për titull kampion, shkruan Gazeta Express.

Ishte Meriton Korenica që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Por, rezultati u barazua në 1:1 nga Muharrem Jashari në minutën e 43-të.

Ballkani gjeti forcë dhe arriti të rikthente epërsinë nëpërmjet Lumbardh Dellovës në minutën e 85-të, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores.

Me këtë triumf, Ballkani shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Drita në pozitën e parë.

Pa fitues dhe pa gola u mbyll derbi tjetër mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Kryeqytetasve u duhej fitorja për të luftuar për pozitën e tretë, por që nuk arritën të triumfonin.

Gjilani mbetet i treti, pozitë që dërgon në garat evropiane me 51 pikë, shtatë më shumë se Prishtina e Dukagjini që gjenden në pozitat katër dhe pesë.

Me rezultat të njëjtë u mbyll edhe dueli tjetër mes Llapit dhe Ferizajt.

Ky barazim ia humb shpresat Llapit për pozitën e tretë, pasi tani gjendet i gjashti me 42 pikë, nëntë më pak se Gjilani.

Në anën tjetër, Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 35 pikë dhe do të luftojë deri në fund për të mos rënë nga elita e futbollit kosovar. /Gazeta Express/

Më Shumë

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, në emisionin “Kosova Live” të T7, ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur sot...

Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përlesheje mes disa personave mesditën e sotme në Duhël të Suharekës. Lajmin për tëvë1.info e...

Lajmet e Fundit