13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Ballkani kampion i Kosovës për herë të dytë

Kanë përfunduar gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani i Suharekës për herë të dytë edhe matematikisht është kampion i Kosovës, pasi të shtunën mundi Ferizajn, me rezultat 2-0.

Edvin Kuc (56’) dhe Meriton Korenica (76’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës, e cila tani ka 72 pikë, pesë më shumë së Drita, që tashmë është dorëzuar pasi u mposht në shtëpinë e tyre nga Malisheva, me rezultat 0-1. Sobowale (56’), realizoi golin e tri pikëve të arta për skuadrën e Bylbyl Sokolit, e cila më këtë fitore siguron ekzistencën në elitën e futbollit tonë.

Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Prishtina që mundi Drenicën, me rezultat 3-1, kurse, Gjilani ‘blindon’ pozitën e tretë pas fitores në udhëtim tek Llapi, me rezultat 1-2. Skuadra gjilanase më këtë triumf siguron daljen në Evropë.

Fitore ka arritur edhe Dukagjini që në Klinë mundi Trepçën ’89, me rezultat 3-1. Santos (9’), John (18’) dhe Merlaku (50’), derisa ‘Minatorët’ dhe Ferizaj do të ‘luftojnë’ në javën e fundit për t’i ikur rënies nga Superliga.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit