Ballkani mposht Shkupin në miqësoren e Ohrit

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani në kuadër të përgatitjeve që po bën në Ohër, sot kanë zhvilluar miqësoren kundër Shkupit.

 

Skuadra e Ilir Dajës bëri paraqitje më të mirë se skuadra nga Shkupi, duke fituar ndeshjen, me rezultat 2-0, në miqësoren e parë të përgatitjeve për garat e Ligës së Kampionëve.

Lumbardh Dellova dhe Albin Berisha, realizuan nga një gol për fitoren e skuadrës nga Suhareka.

Kujtojmë se Ballkani në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve, do të përballet me skuadrën nga Lituania Zalgiris./Rtklive

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit