Zbulohen mbetje mortore në Leshan të Suharekës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës (KQPZH), ka njoftuar se gjatë gërmimeve në një lokacion në fshatin Leshan të komunës së Suharekës, janë gjetur mbetje mortore të luftës së fundit.

Sipas njoftimit të Komisionit  gërmimet do të vazhdojnë edhe nesër.

Rasti është  duke u trajtuar  nga ekspertët mjekoligjorë në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe  eshtrat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejme.

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Lajmet e Fundit