5 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Ban ki Moon i shqetësuar me ikjen e popullsisë nga Kosova

Ban ki Moon15Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin mbi migrimin e popullsisë nga Kosova.

Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin mbi migrimin e popullsisë nga Kosova, ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe qeverisë si dhe ka dhënë një kronologji zhvillimesh për të cilat do të debatojnë dhe japin vlerësimet e tyre anëtarët e Këshillit të Sigurimit kësaj të premte më 6 shkurt. Në takimin që do ta kryesojë sipas radhës njëri nga anëtarët e përhershëm i Këshillit të Sigurimit, Kina, Kosovën e përfaqëson zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm, Hashim Thaçi.

“Raportet e daljes së popullsisë nga Kosova gjatë muajve të fundit janë një arsye për shqetësim”, ka thënë Sekretari i Kombeve të Bashkuara, transmeton RTK. Ai thotë se mirëpret përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të adresuar çështjen e migrimit, ndërsa është i inkurajuar edhe nga deklarimi për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike pët të gjithë në Kosovë.

Në raportin që përfshin periudhën nga 16 tetori deri me 15 janar, Seketari Ban thekson se pret nga autoritetet e Kosovës që të adresojnë e sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet vendi. ‘Diversiteti i pasqyruar në përbërjen e qeverisë dëshmon për progresin e arritur dhe kjo përbënë një shtysë të re në përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë multi-etnike dhe demokratike”, thekson Ban. Ndër hapat e tjerë të rëndësishëm të qeverisë dhe Kuvendit, Sekretari Ban përmend miratimin e legjislacionit për krijimin e “gjykatës speciale” si dhe sugjeron vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e dispozitave të marrëveshjen e 19 prillit 2013 duke nënvizuar sidomos krijimin e Asociacionit të komunave.

Më Shumë

Shtiu me pistoletë me gaz në drejtim të dy personave, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti në një restorant ka shtënë me pistoletë me gaz në drejtim të dy personave. Policia ka...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit