21.9 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Ban Ki Moon thotë s’ka zgjidhje ushtarake për Ukrainën

ban kimunSekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, paralajmëroi perëndimorët mbi mungesën e zgjidhjeve ushtarake në Ukrainë, ndërkohë që NATO-ja përgatitet të përforcojë praninë në lindje të Evropës dhe që Kievi akuzon Moskën se po fillon një “luftë të madhe”.

“Bashkimi Evropian, Amerikanët dhe shumica e vendeve perëndimore bisedojnë shumë seriozisht mes tyre mbi mënyrën se si duhet vepruar përball implikimit rus në Ukrainë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
“Ata duhet të kuptojnë se nuk ka zgjidhje ushtarake. Një dialog politik për një zgjidhje politike është rruga me e sigurt”, duke kritikuar një situatë kaotike dhe të rrezikshme me pasoja rajonale dhe botërore.

Këto kritika i drejtohen 28 krerëve të shteteve të Aleancës së Atlantikut që do të miratojë gjatë një mbledhje të enjten dhe të premten një plan të reagimit të shpejtë, si përgjigje ndaj sjelljes së Rusisë në krizën ukrainase që shihet si një kërcënim nga aleatët që janë kufitar me këtë vend (shtetet baltike, Polonia, Rumania dhe Bullgaria)

Më Shumë

E kapën për fyti, ia mbyllën gojën – tre hajna tmerrojnë një shtetase të huaj në Prizren, i grabitën 2000 euro dhe telefonin

Një rast i rëndë grabitjeje ka ndodhur këtë të diel në Prizren, ku një shtetase e huaj ka përjetuar tmerr brenda banesës së saj,...

Suhareka nderon dëshmorin Naim Berisha

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me familjarë, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë, kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit...

Lajmet e Fundit