10.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Banorët ankohen se janë shtuar vjedhjet nëpër fshatra të Suharekës

Javët dhe ditët e fundit, banorë të disa fshatrave të Suharekës, thonë të jenë në rrezik nga hajnat, të cilët nuk zgjedhin kohë dhe vend për të kryer vjedhje.
Vjedhjet kanë ndodhur në fshatrat Leshan, Stravuçinë dhe Peçan, ku janë vjedhur më shumë se 10 mijë euro dhe sasi e konsiderueshme e arit, raporton KTV.

Ndërkaq, vetëm javën e kaluar, në fshatin Leshan, brenda një nate, janë thyer 6 shtëpi.

Njëjtë ka ndodhur edhe në shtëpinë e Shukrije Gashit, e cila thotë se vetëm kur janë zgjuar, e kanë kuptuar që dikush u kishte hyrë në shtëpi.

Kjo dukuri në këtë fshat, është bërë shqetësuese kohët e fundit.

Kjo pasiguri, sipas banorëve, është krijuar pasi që Policia e Kosovës, rrallëherë shihet në këto anë.

Por, në Polici thonë se, sipas të dhënave zyrtare ky muaj ka qenë prej muajve më të qetë sa u përket vjedhjeve.

Në përgjigjen e Policisë thuhet se tashmë kanë një plan operativ dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat me qëllim të ndriçimit të këtyre rasteve.

Më Shumë

Inspektorati dhe Policia inspektojnë lokacionet për mbeturina inerte në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë...

Sevilay Igci-Hapçi emërohet kryesuese e Komitetit për Komunitete në Prizren

Anëtarja e Këshillit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës - dega në Prizren (KDTP), Sevilay Igci-Hapçi, është zgjedhur kryesuese e Komitetit për Komunitete në...

Lajmet e Fundit