19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

“Bar Camp”-i i radhës me fokus në festivale

Edicioni i 31-të i “Bar Camp” në Prishtinë fton të interesuarit të mblidhen më 29 shtator në Teatrin “Oda” dhe të dëgjojnë historitë e organizatorëve të disa prej festivaleve më të mëdha që organizohen në Kosovë dhe të diskutojnë me ta.

“Pak kush i ka rezistuar sivjet tundimit për t’iu shmangur statusit për dukje në DokuFest. Të shumtë janë edhe ata që në fund të verës ia kanë mësy Pejës që ta shijojnë festivalin e vetëm të animacionit në vend. Ndërkohë, Prishtina ka qenë pikë gravituese për shumë muzikantë të klasikes që pranverës ia patën shtuar hijeshinë.

Tek i kemi shijuar kënaqësitë që na kanë ofruar këto festivale, rrallë e kemi menduar se ç’energji duhet për të sjell ato rezultate. Prandaj, këtë edicion me të cilin hapim sezonin e ri të ‘Bar Camp Prishtina’ po e nisim me festivalet.

Kemi për qëllim të diskutojmë rreth asaj që kërkohet për të organizuar një festival të suksesshëm në vendin tonë, çfarë vlera shpalosin dhe sjellin ato, si dhe si priten këto festivale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e “Bar Camp”.

Folësit e këtij edicioni janë Veton Nurkollari dhe Eroll Bilibani nga DokuFest, Ron Bajri nga Anibar dhe Rafet Rudi nga ReMusica.

“Bar Camp” realizohet nga Fondacioni IPKO.

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Lajmet e Fundit