10.9 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Barça me plan të detajuar për rikthimin e Messit

Barcelona dëshiron të rikthejë Lionel Messin në “Camp Nou” dhe vetë sulmuesi argjentinas dëshiron të veshë sërish fanellën blaugrana.

Këtë e ka nënvizuar gazeta spanjolle “Sport”, i cili analizon mënyrën sesi kampioni argjentinas mund të kthehet në “shtëpi”. Barcelona është duke studiuar opsionet për të mundësuar regjistrimin e tij në La Liga. Në këtë kuptim, klubi tashmë ka kryer hetimet dhe është i bindur se mund të arrijë objektivin. La Liga do të miratonte nënshkrimin e Messit nëse argjentinasi do të pranonte të fitonte rreth 25 milionë euro bruto në sezon, katër herë më pak se sa fitonte kur u largua nga Barcelona në 2021.

Paga neto e Messit do të shkonte në rreth 13 milionë euro, pak a shumë e njëjta shumë që po merr Robert Lewandowski. Oferta e Barcelonës për lojtarin do të ishte për dy sezone, ndonëse argjentinasi do të kishte opsionin që në mënyrë të njëanshme ta ndërpresë kontratën pas vitit të parë. Messi, i cili përfundon kontratën e tij me PSG-në në qershor, ka një ofertë befasuese nga Arabia Saudite dhe gjithashtu një propozim nga Inter Miami në MLS. Por Messi dëshiron që të paktën edhe 2 vite të tjera të luajë në Evropë.

Më Shumë

Ndërron jetë nëna e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare nëna e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një...

Bellanica jep shembull, vazhdon aksioni “Për Malishevën e pastër”

Në kuadër të aksionit njëmujor ekologjik “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar aktiviteti për pastrimin dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit në Këshillin...

Lajmet e Fundit