Barcelona fikson çmimin për Coutinhon

Barça tashmë e ka vendosur Coutinhon në merkato, pasi Bayerni i Mynihuth e ka njoftuar se nuk do të ushtrojë opsionin e blerjes së brazilianit më 30 qershor.

Klubi “blaugrana” është në kontakt të përhershëm me agjentët e futbllistit, që synojnë ta transferojnë në Premier League. Chelsea tashmë është gati të ofrojë 80 milionë euro për brazilianin, por Barça nuk dëshiron ta shesë për më pak se 90 milionë, për të minimizuar sadopak humbjet.

Të gjitha klubet e Premier League-s, që kanë pyetur rreth Coutinhos, kanë kërkuar transferimin në formë huazimi, e jo me detyrim blerjeje.

Klubi “blaugrana” është tashmë i qartë se duhet ta huazojnë futbollistin, por ata shpresojnë të sigurojnë opsionin e blerjes së detyrueshme më 30 qershor 2021. Çmimi pas një viti do të ishte rreth 60 milionë euro, një shifër që mund të të jetë e përballueshme për klubet që po interesohen për Coutinhon.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit