Barcelonës i largohet një sulmues?

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deporitvo, ka zbuluar se skuadra e Celta Vigos ka shfaqur interesim për sulmuesin e Barcelonës, Paco Alcacer.

Trajneri i Celta Vigos, Juan Carlos Unzue e dëshiron ish yllin e Valencias në skuadër. Unzue, i cili ishte ndihmës i Luis Enriques, e njeh mire Alcacerin pasi ka punuar me të te Barcelona.

Thuhet se Celta Vigo është e gatshme t’ia ofroj Barcelonës sulmuesin Maxi Gomez dhe 7 milionë euro për Alcacerin.

Drejtuesit e Barcelonës ende nuk kanë marrë ofertë nga Celta. Vështirë se Barcelona do ta shes Alcacerin, i cili pritet të zëvendësoi Luis Suarezin, i cili në nëntor do t’i nënshtrohet një operacioni.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/barcelones-i-largohet-nje-sulmues-444264/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit