11.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Bare dhe Sadiku ua mësojnë himnin shqiptar spanjollëve

Në këtë periudhë izolimi për shkak të emergjencës nga koronavirusi klubi spanjoll i Malagas po gjen mënyra të ndryshme për të argëtuar tifozët e saj në rrjetet sociale dhe sëfundmi ka postuar një video, ku dy lojtarët shqiptarë të kësaj skuadre, Keidi Bare dhe Armando Sadiku, këndojnë himnin shqiptar nga salla e konferencave të klubit andaluzian.

Bare i jep shumë emocione interpretimit të himnit teksa ngrihet në këmbë dhe këndon me zë të lartë ndërkohë që Sadiku është i ulur në karrige dhe e shoqëron Baren duke kënduar me dorën në zemër.

Videoja është xhiruar përpara mbylljes në shtëpi për shkakun e Koronavirusit, por klubi spanjoll ka zgjedhur që ta publikojë në këtë moment karantine. Keidi Bare dhe Armando Sadiku janë dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Malagas dhe të shumëpëlqyer nga tifozët, prandaj për këtë arsye klubi publikon shpesh video gazmore të tyre.

Kliko linkun

 

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Lajmet e Fundit