23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Basha: 100 ditëshi i “Qeverisë Muja”, kaloi në korridoret e gjykatës

MunirBasha-PK8-29Kryetari i Partisë Konservatore të Kosovës, Munir Basha, vlerëson se në njëqind ditëshin e tretë të qeverisjesë, Ramadan Muja, kaloi në korridoret e gjykatës.  Sipas tij, edhe pas vendimit të gjykatës, në panik, Muja vazhdoi tutje me shkeljen e ligjit.

Basha thekson se spektri politik dhe qytetarët e Prizrenit këtë kohë e shoqëruan kryetarin e tyre: tabori qeveritar i shtanguar mos po dënohet ai, ndersa tabori opozitar dhe shoqeria civile ishin në pritje të verdiktit për kryetarin e komunës dhe në pritje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme per kryetar komune.

“Natyrishtë që ky ambient nuk ishte i favorshëm për asnjë tabor. Në pritje të verdiktit, kryetari nuk e emroi drejtorët në 60 ditët e para. Kuvendi, pos mbledhjeve inauguruese, solemne dhe jashtezakonshme, nuk mbajti asnjë mbledhje ku u trajtuan problemet reale të qytetarëve”, thekson Basha. Sipas tij, shoqeria civile dhe qytetaret nuk e realizuan deri në fund pakenaqesinë e tyre për shkak të gjendjes së krijuar në komunë.

Basha vlerëson se ky 100 ditësh u karakterizua me pritje të percjellur me shpresë dhe ngërç.

“Dhe nëse kemi parasysh se procesi gjyqësor ndaj kryetarit të komunës ende vazhdon, bile i përforcuar edhe me një padi të ngritur për shkelje të radhës me rastin e vetë-pezullimit, atëherë është shumë e sigurtë që ngërçi qeverisës i “Qeverisë Muja 3″, do të vazhdojë me intenzitet akoma më të madh. Andaj, në këto kushte nuk mund të llogarisim që do të kemi një qeveri efikase dhe të suksesshme edhe muajt apo vitet e ardhshme që duhet të kalojmë në pritje të verdiktit përfundimtar të gjyqësisë”, vlerëson ai.

Nën presionin e aktivizimit të denimit në çdo moment, sipas Munir Bashës, nuk ka qeverisje të mirë.

“Me vazhdimin e qeverisjes në këto kushte, kryetari Ramadan Muja e traumatizon vetën dhe qytetarët e Prizrenit. Këtë nuk e meriton Prizreni. Nuk meriton as z. Muja. Andaj, me respektimin e vendimit të gjykatës, ai duhet të liroj edhe vetën edhe qytetarët!”, vlerëson Basha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin...

17 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Lajmet e Fundit