Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në Twitter të hënën e 21 shkurtit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste, se po “përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët”.
“Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur punën për të zbuluar gjithçka, deri në fund. Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milionë euro”.
1/3 Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 21, 2022
Kryedemokrati bëri me dije se “ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për t’u frikësuar”.
Më herët, mes debatesh të forta u mbyll seanca e parë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, për t’u rikthyer në orën 13:00.
Shkaku i këtyre debateve u bë një takim i kryetares së këtij Komisoni, Jorida Tabaku, me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, mëngjesin e 21 shkurtit.
Në nisjen e procesit të kësaj dite, zëvëndëskryetarja nga radhët e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, bëri me dije se Tabakku do të kallëzohet penalisht, pasi ajo nuk ishte mandatuar nga ky komision për të zhvilluar këtë takim me Krajën.
Mes debatesh të forta është mbyllur seanca e parë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, për t’u rikthyer në orën 13:00.
Shkaku i këtyre debateve u bë një takim i kryetares së këtij Komisoni, Jorida Tabaku, me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, mëngjesin e 21 shkurtit.
Në nisjen e procesit të kësaj dite, zëvëndëskryetarja nga radhët e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, bëri me dije se Tabakku do të kallëzohet penalisht, pasi ajo nuk ishte mandatuar nga ky komision për të zhvilluar këtë takim me Krajën.
Kujtojmë që për Inceneratorët prapa hekurave ndodhet ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka – ai shërbeu si ministër i Mjedisit në vitet 2013-2017 – dhe janë shpallur në kërkim tre biznesmenë të tjerë të prfshirë në këtë aferë korruptive.
Arrestimi ka ardhur, pasi u kallëzua penalisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim për çështjen e inceneratorëve.
Ndërsa më 18 shkurt janë thirrur nga SPAK-u kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, dhe deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Bllako pritet të pyetet për rolin e tij si ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Në këtë periudhë janë miratuar edhe lejet për inceneratorët.
Ndërkohë, në Komisionin Hetimor janë thirrur dëshmitarë të shumtë, që mendohet se janë në dijeni të çështjes.
Kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku, theksoi se jo vetëm i Elbasanit, po edhe ai i Fierit dhe i Tiranës janë në shkelje me ligjin. /Albanianpost.com