Infermierët më 1 mars protestojnë për pagat

Sindikata e Infermierëve më 1 mars në ora 15:00 do të organizojë një protestë e cila ka të bëjë me Ligjin e Pagave.

Protesta organizohet nën moton ” “ PAGA DINJITOZE’ “JO DISKRIMINIMIT” dhe në bashkëpunim me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës, Shoqatëe e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.

Këto institucione shëndetësore nuk pajtohen me rangimin me koeficient të pagave.

“Ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, SHSKUK/QKUK, Spitalet Rajonale, QMF-të, QKMF-të, Shërbimet e Mjekësisë Urgiente përveq kujdestarive, që t’I bashkangjiten këtij marshimi. Në institucionet tjera të sigurohet dhënia e shërbimeve dhe zhvillimi normal i punës pas përfundimit të orarit të rregullt të punë ( ndërrimet ).Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit që t’I respektojnë rekomandimet e MSH dhe IKSHPK, respektivisht bartjen e maskave gjatë zhvillimit të aktivitetit, ndërsa ruajtja e rendit dhe qetësisë publike të jetë në nivelin e duhur dhe nivelin që na takon si profesionist shëndetësor”, njofton Sindikata e Infermierëve

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit