5.7 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

Bashkim Shehu, “Autori i vitit”

Bashkim-shehu-320x212Shkrimtari Bashkim Shehu është vlerësuar me çmimin “Autori më i mirë i vitit”, nga juria e Panairit Kombëtar të Librit “Fieri 2014”. Shehu është vlerësuar me këtë çmim për librin “Loja, shembja e qiellit”, botuar në vitin 2013. I quajtur nga kritika si një libër autobiografik, në qendër të tij është drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në postdiktaturë, i rrethuar “nga një valle marramendëse fantazmash që e ka ndjekur gjithë jetën”, siç thuhet në roman, kërkon rrugëdalje nëpërmjet fesë dhe nuk arrin të besojë.

Është miqësuar ndërkaq me një prift françeskan, bashkëvuajtës i tij, tek i cili gjen mbështetje shpirtërore. Dhe dikur, mbas burgut, vendos të shpaguhet për mikun: një shpagim pa dhunë, e megjithatë i tmerrshëm, i pamëshirshëm. A mund t’i shkojë gjer në fund asaj që ka vendosur? Në fabulën e romanit ndërthuren skena të dy epokave, duke përfshirë edhe ngjarje reale të futjes së armëve në Kuvendin Françeskan të Shkodrës nga Sigurimi i Shtetit.

Për këtë libër Shehu është vlerësuar dhe me çmimin letrar “At Zef Pëllumbi” nga Komuna e Shëngjinit.

Më Shumë

LVV me koalicion, kurse PDK, LDK, AAK dhe Nisma garojnë të vetme

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re të pozicionimeve dhe...

Ndahet nga jeta ish-zyrtari policor nga Prizreni

Është ndarë nga jeta ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Nijazi Sadikaj nga Poslishti i Prizrenit Lajmin të ditur e kanë bërë familja e tij, përmes...

Lajmet e Fundit