12.3 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Bashkimi fiton derbin prizrenas

Bashkimi ka triumfuar në derbin e qytetit në derbin e qytetit ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 82:71 (20:26, 23:18, 19:10, 20:17), në xhiron e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Shtatë minutat e para të kësaj ndeshje ishin të barabartë, deri pranë rezultatit 17:17, kur basketbollistët e Ponte Prizrenit u shkëputën në 17:26, ndërsa çereku i parë përfundoi 20:26. Në periudhën e dytë, basketbollistët e Bashkimit afruan shifrat, kurse më pas Ponte sërish kishte deri në pesë pikë epërsi, por këmbëngulja e Portokallezinjëve bëri që të kalojnë në epërsi 37:36, ndërsa pjesa e parë përfundoi 43:44.

Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 60:50, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 62:54. Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi ruajti epërsinë dhe triumfoi në fund, 82:71.

Te Bashkimi u dalluan Fisnik Rugova me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me tetë pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Urim Zenelaj me tetë pikë e 11 kërcime dhe Dachon Burke me 20 pikë.

Bashkimi ka shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse Ponte Prizreni numëron gjashtë fitore e dhjetë humbje./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kapen dy kosovarë me mbi 27 mijë euro të padeklaruara në kufi me Shqipërinë

Dy shtetas nga Kosova janë kapur në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, teksa tentonin të futnin në territorin e Shqipërisë 27 mijë e...

Ndalohen disa raste të tentimeve për shmangie doganore në Vërmicë

Gjatë kontrolleve të kryera në Pikën Kufitare Vërmicë gjatë vikendit, zyrtarët doganor kanë parandaluar disa raste të hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit