Bashkimi fiton dramën në vazhdime ndaj Yllit

Bashkimi ka gjetur fitoren ndaj Yllit, në vazhdime me rezultat 94-79, në kuadër të playoffit të SuperLigës së Kosovës në basketboll.

10 minutat e fundit ishin mjaft interesantë, me të dy skuadrat që dhanë maksimumin për fitore, transmeton Klan Kosova.

Bashkimi ishte në epërsi katër pikë, 71:75, me më pak se një minutë deri në fund, por Kastrati i Yllit me katër pikë radhazi barazoi shifrat në 75:75 dhe ndeshja shkoi në vazhdime, raporton FBK.

Ndërsa në vazhdime shkëlqyen prizrenasit duke i shënuar 19 pikë; ndërsa Ylli vetëm katër pikë.

Vendimtar për fitoren e Bashkimit ishte Obinna Olek me 30 pikë 15 kërcime dhe tri asistime.

Të martën luhen ndeshjet e kthimit, pas fitoreve të Bashkimit dhe Pejës.

klankosova.tv

Më Shumë

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit