Bashkimi fiton ndaj Prishtinës Bashkimi fiton ndaj Prishtinës

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Z-Mobile Prishtina në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Prishtina kurrsesi nuk po mund të shkëputë serinë negative që është duke e përjetuar, pas humbjes së fundit nga Vëllaznimi, kryeqytetasit kërkonin fitoren dhe pothuaj se ja arritën.

Bashkimi avanconte në tre çerekët, por quditërisht Prishtina u rikthye në qerekun e katërt ku pati avantazh të vogël.

Por prizrenasit nuk lanë befasi dhe rikthyen avantazhin, ndeshja përfundoi 83 – 74 në të mirë të vendasve.

Lojtarët kryesor të ndeshjes ishin, Mala për Bashkimin, i cili shënoi 23 pikë, ndërsa për Prishtinën Qallaku shënoi 19 pikë dhe Rugova 17 pikë.

Prishtina tani qëndron në vendin e parafundit në tabelë, përkatësisht vendi i shtatë, me nëntë pikë gjithsej.

Bashkimi qëndron në vendin e gjashtë me poashtu nëntë pikë.

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Lajmet e Fundit