11.3 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Bashkimi mposht Yllin në Suharekë, fitorja e parë këtë edicion

Bashkimi regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Prince Caffe Superligës. Prizrenasit në Therandë kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 71:77 (13:22, 17:22, 30:21, 11:12).

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri në minutën e gjashtë pranë rezultatit 13:13, kur më pas prizrenasit me një seri prej 0:9, e fituan çerekun e parë 13:22.

Mysafirët vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 17 pikë, 18:35, ndërsa pjesa e parë përfundoi 30:44.

Therandasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku afrojnë rezultatin minimalisht në 58:59, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 60:65.

Ylli tentoi rikthimin deri në fund, por nuk ia arriti qëllimi dhe Bashkimi fitoi 71:77, duke regjistruar fitoren e parë në këtë edicion dhe ia shkaktoi humbjen e parë therandasve.

Te Ylli më të mirët ishin Jalen Nesbitt me 13 pikë, tetë kërcime e tri asistime, Gëzim Morina me 19 pikë, tri kërcime e pesë asistime dhe Henrik Sirko me 13 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Erik Copes me 25 pikë e 14 kërcime, duke u ndihmuar nga Altin Morina me 21 pikë dhe Grant Lozoya me 11 pikë e tetë kërcime.

Më Shumë

Prizreni nuk ndalet – fiton pastër ndaj Vllaznisë në rrugën drejt Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Vllaznisë së Pozheranit me...

‘Ribashkohen’ Babastars me një mungesë!

Për shumë vite ishin lider në industrinë e hip-hopit shqiptar. ‘Babastars’ krijoi shumë hite të cilat rezultuan nga ato që i rezistojnë kohës. Por, sikurse në...

Lajmet e Fundit