19 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Bashkimi nis sezonin me vazhdimësinë e tri figurave kyçe: Morina, Bunjaku dhe Zeqiri mbeten portokalli e zi

Kapiteni, lojtari luftarak dhe i preferuari i tifozëve vazhdojnë me klubin prizrenas

Klubi i basketbollit Bashkimi ka filluar prezantimin e skuadrës për sezonin 2025/26 me një mesazh të qartë: vazhdimësi dhe besim tek lojtarët që mishërojnë identitetin e klubit. Altin Morina, Valon Bunjaku dhe Lejson Zeqiri janë zyrtarisht pjesë e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm – me Zeqirin që ka rinovuar për dy sezone të tjera.

Prezantimet nisën me kapitenin Altin Morina, figurën udhëheqëse të Bashkimit dhe një ndër emrat më të identifikuar me qytetin.

“Prezantimin për sezonën 2025/26 e fillojmë me një emër që s’ka nevojë për shumë fjalë, kapiteni ynë, djaloshi i qytetit. Altin Morina do të vazhdojë të mbajë fanellën portokall e zi edhe këtë sezon!” – njoftoi klubi vazhdimin e tij, raporton PrizrenPress.

Pas Morinës, erdhi konfirmimi për Valon Bunjakun, një tjetër emër i dashur për tifozët dhe simbol i shpirtit luftarak të skuadrës.

“Valon Bunjaku, djali i qytetit, vazhdon të jetë pjesë e familjes portokall e zi! Me përkushtimin, energjinë dhe shpirtin e tij luftarak, Valoni do të jetë me ne edhe në sezonin 2025/26!” – theksoi klubi në komunikatën për Bunjakun.

Serinë e prezantimeve e mbylli Lejson Zeqiri, një nga lojtarët më të vlerësuar për performancën dhe përkushtimin e tij në fushë. Ai ka firmosur marrëveshje të re për të qenë pjesë e Bashkimit edhe për dy sezone të tjera.

“Vazhdojmë me një tjetër emër që e ka fituar zemrën e tifozëve me lojë, pasion dhe përkushtim. Lejson Zeqiri do të jetë pjesë e Bashkimit edhe për dy (+2) sezone tjera!” – njoftoi klubi prizrenas.

Me këto tre konfirmime, Bashkimi sinjalizon një projekt të qëndrueshëm dhe të ndërtuar mbi boshtin vendas, duke forcuar identitetin dhe unitetin e skuadrës përpara fillimit të edicionit të ri në Superligën e Kosovës./ PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Gazetari i NYT: Po flisnim me Adem Jasharin por nuk e kuptuam deri më vonë se ishte ai

Trupa të vrarë e të masakruar… Nëna me fëmijë duke kaluar kufirin, pa ushqim, pa strehë… Imazhet e mëngjesit të 26 shtatorit të vitit 1998...

Katër armë zjarri sekuestrohen në regjionin e Prizrenit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime operative në rajonin e Prizrenit, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e katër armëve të zjarrit në...

Lajmet e Fundit