Panairi i Përgjithshëm “Prishtina 2025” hapet nesër

Nesër, më 10 qershor, hapet edicioni i radhës i Panairit të Përgjithshëm “Prishtina 2025” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, një ngjarje e rëndësishme ekonomike që do të zgjasë deri më 12 qershor.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 11:00 deri në 19:00, në ambientet e Prishtina Mall, duke ofruar një platformë gjithëpërfshirëse për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve nga kompani vendore dhe ndërkombëtare që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Qëllimi i panairit është të nxisë bashkëpunimin ndërbiznesor, të promovojë inovacionin dhe zhvillimin ekonomik si dhe të krijojë mundësi të reja për rrjetëzim mes kompanive dhe konsumatorëve”, thuhety në njoftomin e OEK-ut.

Ftojmë të gjithë qytetarët, profesionistët dhe përfaqësuesit e bizneseve të vizitojnë këtë aktivitet treditor dhe të përfitojnë nga përvoja unike që ofron panairi “Prishtina 2025”.

Marketing

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Lajmet e Fundit