Nënshkruhet marrëveshja për investime në Bellobrad, Dragash dhe Kosavë të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, ka nënshkruar sot një Marrëveshje Mirëkuptimi me Zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Eldin Uglari, për bashkëfinancimin e një projekti që përfshin rregullimin e Amfiteatrit të Hapur në Bellobrad, ndërtimin e një muri mbrojtës në Dragash dhe riparimin e rrugës në fshatin Kosavë.

Kliko Video https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1728704571859439

Vlera e përgjithshme e projektit është 150,000 euro, ku 130,000 euro do të financohen nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, ndërsa 20,000 euro do të mbulohen nga Komuna e Dragashit.

“Kjo është marrëveshja e katërt gjatë mandatit tim dhe një hap tjetër konkret në përmbushjen e objektivave tona për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, theksoi kryetari Xheladini, duke falënderuar stafin menaxherial të MZHR-së për mbështetjen e vazhdueshme.

Ky bashkëpunim vjen në kuadër të angazhimit të komunës për të forcuar infrastrukturën publike dhe për të siguruar investime të qëndrueshme në nivel lokal./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lajmet e Fundit