DokuFest kërkon sqarim publik për zvogëlimin e mbështetjes nga Komuna e Prizrenit

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest ka vazhduar shprehjen e mos pajtimit me vendimmarrjen e Komunës së Prizrenit përkatësisht Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për ndarjen e subvencioneve.

DokuFest nga zyrtarët komunalë ka kërkuar transparencë lidhur me arsyet për zvogëlimin e përkrahjes për këtë ngjarje kulturore.

“Derisa buxheti i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport i Komunës së Prizrenit është duke u rritur nga viti në vit, në këto dy vitet e fundit subvencionet e DKRS për DokuFestin janë duke u zvogëluar! Nëse ky veprim i drejtorisë përkatëse nuk është çështje buxhetore, atëherë ne kërkojmë sqarim publik se cilat janë arsyet e zvogëlimit të përkrahjes për festivalin tonë, i cili gjerësisht konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme kulturore në Kosovë”, thuhet në reagimin e publikuar të mërkurën.

Reagimi i DokuFestit ka ardhur pas njoftimit të DKRS-së, në të cilin thuhej se vlera e mbështetjes për këtë festival gjatë katër viteve (2022-2025) ka qenë rreth 500 mijë euro bashkë edhe me ofrimin e mbështetjes së pakursyer logjistike, organizative dhe hapësirave në shfrytëzim.

Një ditë më parë, DokuFest ka shprehur shqetësimin sikurse edhe zhgënjimin ndaj vendimit të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të Komunës së Prizrenit për të ulur përsëri ndjeshëm mbështetjen financiare për edicionin e këtij viti të festivalit.
Sipas këtij festivali, mbështetja për këtë vit është ulur për 30% në krahasim me vitin e shkuar.

Marketing

Më Shumë

Latifi kërkon nga Administrata të jetë e gatshme për fluksin e mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar nga administrata komunale që të jetë e gatshme për përballimin e fluksit të shtuar të...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit