Bashkimi shkatërron Penzën – spektakël në ‘Sezai Surroi’

Bashkimi shënoi fitore bindëse ndaj Penzës në gjysmëfinalen e parë të Play-Off-it të Superliga Femrat në “Sezai Surroi” në Prizren, me rezultat 127:55 (47:8, 33:32, 31:14, 16:11), përcjell PrizrenPress.

Start spektakolar, portokallzinjet e mbyllën çerekun e parë me 47:8, ndërsa vazhduan me një periudhë të dytë më stabile (33:32).

Periudhat e tretë dhe e katërt i takuan kampioneve, të cilat vazhduan të tregojnë lojë të mirë në parket, duke ruajtur dhe thelluar epërsinë për fitoren e madhe 127:55.

Më e mira e ndeshjes te vendaset ishte Aulona Muhadri me 14 pikë, 16 kërcime dhe 6 asistime, kurse te mysafiret u dallua Valbona Bytyqi me 27 pikë e 10 asistime.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet të premten në ora 19:00 në Pejë.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale./PrizrenPress.com

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit