12.5 C
Prizren
E mërkurë, 23 Prill, 2025

Përkujtohet në 26 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Anif Muji

Me një manifestim përkujtimor në oborrin e shkollës në Struzhë, u nderua jeta dhe vepra e dëshmorit Anif Muji, në 26-vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje përkujtimore ishin familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të luftës, nxënës dhe qytetarë të tjerë.

Gjatë këtij manifestimi, para të pranishmëve foli nënkryetari i komunës, Kujtim Gashi, i cili theksoi se sot po përkujtojmë një prej dëshmorëve të Prizrenit, një djalë trim që flijoi jetën për lirinë e Kosovës.

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, gjithashtu vlerësoi lartë sakrificën sublime të dëshmorit Anif Muji për lirinë e Kosovës.

Në emër të banorëve të Struzhës, foli Fidan Axhillari.

Ai theksoi se dëshmori Anif Muji ishte një njeri me virtyte të larta njerëzore dhe atdhetare, i cili dha jetën që Kosova të jetë e lirë. Ndërsa djali i dëshmorit, Eduarti, shprehu se kjo ditë nuk është vetëm përvjetori i ndarjes së babait nga jeta, por edhe një moment për të kujtuar sakrificën dhe vlerat që e bënë atë një hero për atdheun.

Për të gjithë të pranishmit, manifestimi u shoqërua me një program artistik nga nxënësit dhe këngë nga Qershore Tafallari./tv prizreni/

Më Shumë

Gjimnazi “Ruzhdi Berisha” në Dragash shënoi 56-vjetorin e themelimit

Me homazhe para bustit të Dëshmorit të kombit, Ruzhdi Berisha, dhe me një program të pasur artistik të përgatitur nga nxënësit e saj, Shkolla...

Kundër Ulpianës për kreun – Prizreni në rrugë drejt Ligës së Parë

Prizreni ka një mundësi të artë sot për të ruajtur kryesimin në Ligën e Dytë të Kosovës. Në kuadër të Java 24, ekipi i...

Lajmet e Fundit