2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Bashkohen kundër Rusisë

Vendet nordike kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunim mes tyre në fushën e mbrojtjes dhe të rrisin solidaritetin me shtetet baltike, duke e konsideruar Rusinë si “sfidën më të madhe për sigurinë Europiane”

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve nordike janë pajtuar për të kryer stërvitje ushtarake të përbashkëta mes tyre pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të përbashkët, vendet nordike do të shkëmbejnë edhe informacione në lidhje me hapësirën ajrore të tyre. Sipas deklaratës së përbashkët gjithashtu thuhet se vendet do të kryejnë operacione të përbashkëta trajnuese ushtarake.

Ministrat e Mbrojtjes të Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës, Islandës dhe Finlandës, kanë pohuar në një deklaratë të përbashkët se vendet e tyre duhet të jenë të përgatitura për situatat e pa parashikuara që mund të lindin në të ardhmen. Gjithashtu vendet nordike kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunim mes tyre në fushën e mbrojtjes dhe të rrisin solidaritetin me shtetet baltike, duke e konsideruar Rusinë si “sfidën më të madhe për sigurinë Europiane”.

Ministrat në deklaratën e publikuar në të përditshmen norvegjeze “Aftenposten” kanë pretenduar se Rusia ka treguar se ajo është e gatshme për të përdorur forcën ushtarake për të arritur qëllimet e saj politike, edhe duke shkelur ligjet ndërkombëtare.

“Nuk ka rritje të aktivitetit të inteligjencës ushtarake në Balltik dhe në vendet tona. Ushtarakët rus janë duke na sfiduar përgjatë kufijve tanë dhe ka pasur disa shkelje të kufirit në vendet Baltike,” shtuan ata.

Deklarata vjen pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Evropës pas krizës në Ukrainë dhe pas aneksimit të Krimesë. Finlanda dhe Suedia nuk janë vende anëtare të NATO-s, por ata kanë rritur bashkëpunimin e tyre me Aleancën në përgjigje të asaj që e konsiderojnë si “agresioni rus”.

Suedia ka akuzuar Rusinë në tetor të vitit të kaluar për një nëndetëse në ujërat territoriale suedeze. Suedia dhe Danimarka gjithashtu kanë thirrur ambasadorët e Rusisë në vendet e tyre në dhjetor, pasi një avion ushtarak rus ishte gati duke u përplasur me një avion civil suedez.

Rusia u akuzua për shkeljen e hapësirës ajrore finlandeze tri herë në një javë në fund të gushtit të vitit 2014 dhe dy herë në maj të të njëjtin vit.

Më Shumë

Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

Ja nga sa deputetë kanë fituar e kanë humbur partitë politike në zgjedhjet e djeshme

Kosova gjatë së dielës ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në bazë të rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Lajmet e Fundit