Bastiset edhe banesa e Kadri Veselit

Zyrtarë të EULEX’it kanë filluar bastisjen në banesën e ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Para shtëpisë së tij, janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

EULEX’i është duke kryer bastisje edhe në selinë e PDK’së.

Express ka kontaktuar zyrën për media në PDK për të parë se çka është duke ndodhur në këtë subjekt, megjithatë, deri në momentin e publikimit të lajmin nuk ka pasur përgjigje.

Zbarkimi i EULEX’it në zyrat e PDK-së vjen një ditë pasi që kreu i këtij subjekti u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës./Express

 

Më Shumë

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Lajmet e Fundit