3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Baxhaku: Komuna e Prizrenit duhet të shtojë aktivitetin për inkasimin e borxheve

Elmedina baxhaku ,ec ma ndrysheOrganizata  Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” gjatë muajit dhjetor ka shqyrtuar çështjen e arkëtimit të hyrave vetanake të planifikuara për vitin 2013. Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se monitorimi në këtë pikë ka vërtetuar se Komuna e Prizrenit ka vazhduar që edhe këtë vit të ballafaqohet me sfidat e njëjta sikurse vitin e kaluar, çështje këto që ishin identifikuar edhe në Raportin e Auditimit të Pasqyrave Financiare  të vitit 2012

“Për të gjitha këto çështje janë kërkuar sqarime nga DEF-i, dhe në përgjigjen e ofruar është theksuar se trendi i të hyrave është në rritje e sipër dhe se këshillat e operatorëve privat kanë qenë efikase”.

Bazuar në raportin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa (DEF), Komuna e Prizrenit në vitin 2013 ka planifikuar që të inkasoj 6 milionë e 120 mijë euro dhe deri në fund të nëntorit të këtij viti ka inkasuar 3 milionë e 523 mijë euro, respektivisht 2 milionë e 597 milionë euro më pak nga shuma e paraparë.  Shprehur në përqindje realizimi i të hyrave vetanake ka qenë 57.5 % gjatë këtyre muajve.

Inkasimi nga taksat për veprimtari biznesore është vetëm 24 për qind, pasi që nga 745 mijë eurot e planifikuara janë inkasuar vetëm rreth 180 mijë euro. Te lejet e ndërtimit nga 1.05 milionë euro të planifikuara janë inkasuar vetëm 387 mijë euro, apo rreth 36.8 për qind.  Të hyrat nga pronat e dhëna me qira janë 217 mijë e 500 euro nga 540 mijë të planifikuara, apo vetëm 40 për qind.

Ndërsa të hyrat nga pagesat e tatimit pronë janë 1.27 milionë euro nga 1.37 milionë euro të planifikuara apo afër 93 për qind. Mirëpo ashtu siç kishte identifikuar Auditori, në këtë kategori të hyrash, nuk ka sistem adekuat të regjistrimit të hyrave vjetore, për shkak të shumës së madhe të obligimeve të grumbulluara nga vitet e kaluara që në fund të vitit 2012 arrinte shifrën prej 5.3 milionë eurove.

“EC Ma Ndryshe’ konsideron se Komuna e Prizrenit ende ballafaqohet me sfida të shumta sa i përket inkasimit të hyrave vetanake. Përpjekjet e DEF-it, si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit kanë qenë që me konsulencë, respektivisht zhvillimin e hulumtimeve nga operatorët privatë të gjej zgjidhje për rritjen e inkasimit të mjeteve. Në 2012-ën dhe në 2013-ën DEF ka harxhuar nga 10 mijë euro, për këtë qëllim, mirëpo raportet e realizuara nga hulumtimet ende nuk janë bërë publike”, tha Baxhaku.

Sipas këtyre të gjeturave, “EC Ma Ndryshe” vlerëson se DEF dhe Komuna e Prizrenit duhet të rrisin nivelin e transparencës dhe komunikimit me qytetarët dhe bizneset në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen se pagesa e obligimeve ndaj komunës mundëson shërbime më të mira dhe zhvillim të komunës së Prizrenit.

“Në të kundërtën mos realizimi i borxheve të vjetra që kanë mbetur nga vitet paraprake, siç ka konstatuar Auditori ndikon në zvogëlimin e buxhetit në total, si dhe mosrealizimin e shumë projekteve të planifikuara me vetëfinancim”

“Për këto arsye’ EC Ma Ndryshe’ rekomandon Komunën e Prizrenit që të nis zbatimin e menjëhershëm të  4 rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm në lidhje me veprimet për përmirësimin e inkasimit të hyrave vetanake. Po ashtu në afatin më të shkurtër kohor t’i bëjë publike të gjeturat e hulumtimeve të kryera nga operatorët e kontraktuar dhe të organizojë debat me qytetarët e përfaqësuesit e bizneseve në lidhje me këto të gjetura”.

“Të shtojë aktivitetin për ta rritur inkasimin e borxheve të mbetura nga vitet paraprake, duke krijuar një mekanizëm të përbashkët me shoqërinë civile për vendosjen e dialogut të vazhdueshëm me qytetarët dhe komunitetin e biznesit për planifikim dhe realizim më të mirë të buxhetit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit kremtoi jubileun e 80-të

Të premten, me një manifestim kulturor, është shënuar jubileu i 80-të i themelimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Kjo bibliotekë, më e vjetra në...

Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën se frikësuan një dëshmitar

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit...

Lajmet e Fundit