3 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

BBC: Erdogan, Presidenti i pamëshirshëm i Turqisë

Ndërkohë që mbeten shumë pikëpyetje se kush qëndron realisht pas grushtit të shtetit në Turqi, BBC e quan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, një president të pamëshirshëm.

“Erdogan gëzon një mbështetje të fortë dhe besnike mes bazës konservatore myslimane, ndërsa jashtë vendit shtohet zemërimi ndaj mbylljes së gojës që iu bën kritikëve, shpesh me forcë,”shkruan BBC.

“Gazetarët turq hetohen dhe gjykohen, gazetarët e huaj ngacmohen dhe deportohen. Muajin e shkuar, policia bastisi gazetën më të madhe të Turqisë, Zaman. Stafi i saj doli i gjakosur dhe i frikësuar…

Qasja autoritare e Erdogan nuk kufizohet vetëm në Turqi. Truprojat e tij kanë ngacmuar gazetarët në SHBA dhe një satirist gjerman është nën hetim në vendin e tij për ofendimin e presidentit turk në TV”.

“Në vitin 2013, Erdogan triumfoi ndaj elitës ushtarake, kur oficerët e lartë u burgosën përjetë, me akuzën se po tentonin rrëzimin e partisë së Erdogan”.

“Kritikët e akuzojnë Erdogan se përdor gjyqësorin për të heshtur kundërshtarët politikë. Por mbështetësit e lavdërojnë pasi ai ka vënë poshtë edhe figura të rëndësishme, që shiheshin si gardianët e shtetit të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturk”.

Pasi thekson shtypjen me dhunë të protestave dhe rastet korruptive që i kanë shpërthyer në gjirin e qeverisjes së tij, BBC thotë se “Erdogan ia dedikon suksesin politik gjatë dekadës së shkuar stabilitetit ekonomik, me një rritje ekonomike prej 4.5 përqind”.

“Por në vitin 2014, ekonomia nisi rënien dhe papunësia nisi të rritet”.

BBC shton se Erdogan është kritikuar për përpjekjet e tij që të imponojë vlerat islamike në vend.

Më Shumë

Kryetari Latifi takon drejtorët e shkollave në Rahovec, diskutohet për procesin mësimor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Muhamet Morina dhe personelin e kësaj drejtorie, u takuan me drejtorët...

500 euro të dyshuara si të falsifikuara, deponohen në një bankë në Prizren

Një shumë prej 500 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar është sekuestruar në Prizren, pasi është deponuar në një bankë. Policia po heton rastin. Kliko...

Lajmet e Fundit