2.5 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

BD: Nuk ka të ndalur anarkia e pushtetit në Prizren

bd mbledhjeKryesia e Bashkimit Demokratik në Prizren ka diskutuar për situatën e rënd politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë si dhe anarkinë në pushtetin lokal të Prizrenit.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha në këtë takim foli pr rrjedhat e fundit në Kosovë, me theks ta veçantë u ndal tek shpërngulja masive e qytetarëve drejtë vendeve të perëndimit

“Fajtor është koalicioni qeverisës PDK – LDK, të cilët nuk janë të aftë të merren me zgjidhjen e problemeve jetike që i preokupon qytetarët tanë, siç janë korrupsioni papunësia , çmimi lartë i energjisë elektrike, shporta e qytetarit të Kosovës e cila vazhdon të jetë e varfër et.”

“Por merren me gjëra të rëndësisë së dytë ose bëjnë veprime që gjëja janë duke bërë diçka, e që ne fakt janë kamuflim para opinionit”.

“Bisedimet në Bruksel sipas Bashkimit Demokratik janë vazhdimësi e nënshtrimit të Kosovës para politikës së Beogradit”.

“Politikanët tanë te papërgjegjshëm të cilët me bisedimet e deritashme bënë që Kosova të jetë shtet jo funksional dhe duke i legalizuar strukturat para politike e paramilitare të Serbisë në Kosovë po rrezikojnë të humbin në paqe atë të cilën populli i Kosovës e fitoj me luftë”

“Bashkimi Demokratik shpreh shqetësimet e veta edhe për shkeljet ligjore që i bën kryetari i dënuar i Prizrenit, ku në kundërshtim me ligjin, Prizrenin për 13 muaj e ka lënë pa nënkryetar të minoriteteve edhe pse ligji e precizon ketë çështje, punësimet mbi baza partiake dhe farefisnore, moskrijimi i kushteve për biznes, i cilin në Prizren është duke kontribuar me të madhe në shpërnguljen e qytetarëve drejtë vendeve perëndimore”/PrizrenPress.com

Më Shumë

Kyan Anderson pritet të rikthehet sonte për Bashkimin në finalen e Kupës

Para finales së sontme të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës, një lajm pozitiv vjen nga kampi i Bashkimit. Skuadra prizrenase pritet të ketë në dispozicion...

“100% kamatë mujore”, dosja e Prokurorisë, si funksiononte grupi i fajdeve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, Fidan Berisha dhe Lirim Gashi, të dyshuar për veprën penale “fajdeja”...

Lajmet e Fundit