3.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

BD: PDK-ja po bën presion mbi votuesit

BashkimiDemokratik-logoBashkimi Demokratik ka alarmuar për presionet që po i bëjnë votuesve, simpatizantët e PDK-së.

“Sipas informacioneve që ka BD-ja nga vëzhguesit në teren është informuar se militantët e PDK-së janë duke bërë presione para objekteve shkollore, ndaj qytetarëve për ta votuar subjektin e tyre, dhe në fshatin Poslisht në qendrën 2059a në mesin e militantëve të PDK-së është edhe vetë kandidati për Kuvend të Prizrenit Visar Islamaj,ndërsa në Prizren,në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” qendra 2003a, bartësi i listës së PDK-së Nijazi Kryeziu më njësitet e veta parapolitike të shoqëruara nga Gardianë të kompanisë së sigurisë “Black Panter” po terrorizojnë votuesit”, thuhet në reagimin e BD-së.

“Shumë militantë partiakë të PDK-së rrinë para hyrjes së shkollës fillore “Fadil Hisari” qendra 2006a, ku çdo qytetar që vjen të votojë iu imponohen përmes vizitkartave të kandidatëve. Ndërsa në qendrën 2006x, partizani Ylki Xhemaj si vëzhgues i PDK-së shpërndanë mbushje telefonike për ata që i premtojnë vota. Dhe, edhe në momentet kur po reagojmë këto veprime janë duke ndodhur”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Prizreni mobilizohet për finalen e Kupës së Kosovës – Bashkimi dhe Liria mbështesin çikat e qytetit

Qyteti i Prizrenit po tregon një mobilizim të jashtëzakonshëm në prag të finales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ku KBF Bashkimi...

Lajmet e Fundit