17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

BE-ja e ka seriozisht, ‘peshqit e mëdhenj’ i do në burg

Kosovës i kërkohet drejtësi e pavarur për arrestimin dhe gjykimin e pushtetarëve të korruptuar

Vetëm burgosjet masive të qeveritarëve të korruptuar nga Prokuroria e Shtetit do ta kthejnë rendin dhe ligjin

“Jam optimist se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, nga postet e tyre do të shkojnë direkt në Burgun e Sigurisë së Lartë, jo në Dyz, siç po thuhet, por në Gërdoc, siç është i licencuar dhe siç shkruan edhe në tabelën përballë hyrjes së objektit në fjalë. Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron të japë sinjalin e gjelbër, jo për viza Shëngen, por se në Kosovë do të bëhet mirë, atëherë duhet të veprojë pa asnjë hezitim dhe me procedurë të shpejtë duhet të vihen para drejtësisë të gjithë shkaktarët e kësaj gjendjeje të mjeruar”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Ishte dhe do të jetë shumë i vështirë plotësimi i të gjitha kritereve nga ana e institucioneve të Kosovës për liberalizim të vizave, kjo për shkak se ende nuk dihet se si do të plotësohen edhe 8 kushtet e fundit, sidomos 4 kriteret që BE-ja ka përcaktuar për institucionet e Kosovës për një luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja kërkon veprime konkrete për futjen prapa grilave të zyrtarëve të lartë të përfolur për korrupsion, duke mos amnistuar as kabinetet qeveritare të kaluara dhe të tanishme. Qeveria e tanishme qëllimshëm ka dështuar që të kemi një Prokurori dhe Gjyqësi të pavarur dhe kjo është vlerësuar me notë të dobët edhe nga ana e Raportit të Progresit, por edhe te kriteret për liberalizimin e vizave.

Njohësit e çështjeve të politikës mendojnë se të gjitha kriteret mund të plotësohen, nëse ka vullnet, por për fat të keq mungon vullneti i kësaj klase në pushtet. Analisti Shefqet Dibrani shprehet se asnjë kriter nuk është i paplotësueshëm për vendet e Bashkimit Evropian.“Ato kritere nuk janë zbuluar vetëm për Kosovën, por kjo kastë politike e inkriminuar çfarë e drejton Kosovën boll e ka mashtruar Kosovën, por për fat të mirë nuk paska arritur ta mashtrojë edhe Evropën. Të mos bëhemi qesharakë me akuza e gërvallje pa lidhje në adresë të BE-së, se Evropa ia paska bërë një të padrejtë të madhe Kosovës. Evropa nuk i ka bërë padrejtësi Kosovës, përkundrazi ajo i ka ndihmuar, por tani sikur është lodhur me rrena e deklarata lemeritëse siç ishin ato të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, të cilat zbulojnë frustrimet e tyre, pasi e dinë se janë përgjegjës për gjendjen kaq të mjeruar në Kosovë”, mendon ai./kosova sot/

Më Shumë

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë. Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës...

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Lajmet e Fundit