8.6 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

BE-ja nuk i tërheq sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi evropianBashkimi Europian nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij kritik ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, duke nënkuptuar se sanksionet e ashpra ekonomike dhe financiare do të vazhdojnë deri në stabilizimin e situatës në lindje të Ukrainës.

Shefja për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Federika Mogerini tha se prioritet do të jetë monitorimi dhe sigurimi i armëpushimit të brishtë të arritur në Minsk mes dy shteteve.

Deklarata e saj u bë gjatë samitit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Ajo tha se nuk kishte asnjë arsye tani që të lehtësoheshin sanksionet, pavarësisht se në terren ka përmirësime.

“Jemi në rrugën e duhur me gjithë përpjekjet që po bëjmë në terren, në Kiev me delegacionin tonë, me mbështetjen që po i japim zbatimit të marrëveshjes. Të gjithë ukrainasit e dinë mjaft mirë gjendjen humanitare në lindje të vendit dhe kemi shumë punë për të bërë, por kryesorja tani është të sigurojmë armëpushimin”, tha Mogerini.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, tha se vendi i tij po shqyrton mënyrën se si do të ndihmojë OSBE-në për të monitoruar në terren zbatimin e armëpushimit, ndërsa ministri i Jashtëm britanik, Filip Hamond, tha se ndaj Rusisë mund të aprovoheshin sanksione të reja nëse konfirmohen shkeljet e marrëveshjes.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, ndërsa Bashkimi Europian duket më i tërhequr në këtë drejtim dhe kërkon t’i japë një shans zbatimit të armëpushimit.

Më Shumë

Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

Fushat e reja të tenisit në Prizren po marrin formë, ndërsa punimet në Qendrën Sportive të qytetit kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të...

Kendall Jenner shfaqet nudo nga pushimi i saj luksoz

Kendall Jenner e shënoi 30-vjetorin e saj me një festë të paharrueshme në një ishull privat, ku plazhet e bardha dhe ujërat e kaltër...

Lajmet e Fundit