16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

BE-ja nuk i tërheq sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi evropianBashkimi Europian nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij kritik ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, duke nënkuptuar se sanksionet e ashpra ekonomike dhe financiare do të vazhdojnë deri në stabilizimin e situatës në lindje të Ukrainës.

Shefja për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Federika Mogerini tha se prioritet do të jetë monitorimi dhe sigurimi i armëpushimit të brishtë të arritur në Minsk mes dy shteteve.

Deklarata e saj u bë gjatë samitit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Ajo tha se nuk kishte asnjë arsye tani që të lehtësoheshin sanksionet, pavarësisht se në terren ka përmirësime.

“Jemi në rrugën e duhur me gjithë përpjekjet që po bëjmë në terren, në Kiev me delegacionin tonë, me mbështetjen që po i japim zbatimit të marrëveshjes. Të gjithë ukrainasit e dinë mjaft mirë gjendjen humanitare në lindje të vendit dhe kemi shumë punë për të bërë, por kryesorja tani është të sigurojmë armëpushimin”, tha Mogerini.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, tha se vendi i tij po shqyrton mënyrën se si do të ndihmojë OSBE-në për të monitoruar në terren zbatimin e armëpushimit, ndërsa ministri i Jashtëm britanik, Filip Hamond, tha se ndaj Rusisë mund të aprovoheshin sanksione të reja nëse konfirmohen shkeljet e marrëveshjes.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, ndërsa Bashkimi Europian duket më i tërhequr në këtë drejtim dhe kërkon t’i japë një shans zbatimit të armëpushimit.

Më Shumë

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Lajmet e Fundit