Befasohet Barcelona, një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus

Rast me koronavirus te Barcelona. Ekipi i famshëm spanjoll, ka marrë lajmin e keq dy dutë përpara sfidës çerekfinale kundër Bayern Munchen në Champions League.

Nëntë lojtarë të Akademisë iu nënshtruan tamponëve pasidtën e djeshme dhe një prej tyre rezultoi pozitiv, lajm që raportohet nga katalanasit nëpërmjet një postimi në Twitter.

Lojtari, emri i të cilit nuk zbulohet, ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe është asimptomatik. Ai ka nisur karantinën në shtëpinë e tij pa humbur kohë.

Për fat të mirë, djaloshi nuk ka pasur kontakte me asnjë nga lojtarët e ekipit të parë, që nesër do të udhëtojnë drejt Lisbonës, qytet ku do të përballen me kampionët e Gjermanisë të premten (21:00).

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit