6.3 C
Prizren
E martë, 2 Dhjetor, 2025

Begaj e Ibishi, bisedojnë për koordinim kundër etheve hemorragjike

Begaj e IbishiKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, në një vizitë pune, zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ismet Ibishi.
Begaj e Ibishi në këtë takim kanë biseduar për një bashkëpunim rreth  reagimit  të planit  të veprimit  të shkaktuar nga ethet hemorragjike.

Ata kanë biseduar për hapat në vijim, në kuadër të strategjisë kombëtare, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike “Krime Kongo” (EHKK) dhe për organizimin në nivelin komunal, në kuadër të kësaj strategjie.

Kryetari Begaj, kërkoi nga institucionet qendrore që të japin një përgjigje më të shpejt, për formën e spërkatjes së zonave endemike, kundër rriqrave, si bartësit kryesor të virusit vdekjeprurës EHKK.
“Mos dhënia e përgjigjes, është shqetësuese për ne dhe kërkojmë që sa më shpejt, ta marrim një përgjigje për këtë çështje”, tha Begaj.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ismet Ibishi, premtoi angazhim në realizimin e planit të përbashkët për ethet hemoragjike.

“E kuptoj brengen dhe shqetësimin tuaj,  rreth përgjigjeje mirëpo janë masat konkrete së  vepruarit dhe shpresoj që së shpejti do të bëhet zgjedhja  e duhur. Ne jemi të gatshëm dhe mendoj që është koha që të grisim qendrën e bashkuar  të  koordinimit, në hartimin e planit të veprimit, ku reaguesit e parë do të jenë shëndetësia, emergjenca, policia  dhe së bashku të startojmë të bashkuar në luftimin e kësaj sëmundje”, tha Ibishi.

Nga ana tjetër, përgjegjësit komunal të drejtorive për mbrojtje dhe shpëtim dhe asaj të shëndetësisë, Ahmet Morina dhe Hajdin Berisha, e kanë njoftuar zv/ministrin Ibishi, për ecurinë e zbatimit të strategjisë. Përderisa drejtori Morina, e njoftoi se është formuar shtabi, apo qendra koordinuese, si dhe janë angazhuar edhe personeli shtesë, drejtori Berisha, e njoftoi se strategjia kombëtare, për luftimin dhe parandalimin e EHKK,  deri më tani, është realizuar njëqind për qind dhe presim vetëm përgjigje nga institucionet qendrore, për formën e spërkatjes./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Malishevë dhe tjetra në Rahovec

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave të mitura gjatë 24 orëve të fundit. Rasti i parë është shënuar...

S’lejohet që Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, i pranohen pesë dëshmitë me shkrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim që dëshmitarin Bislim Zyrapi të mos lejohet që mbrojtja e Hashim Thaçit ta...

Lajmet e Fundit