3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Begaj, inspektoi punimet në katër rrugë

Terpeze-begajKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Urim Kastrati, kanë inspektuar punimet në asfaltimin e katër rrugëve në Komunën e Malishevës, përkatësisht tri rrugë në Tërpezë dhe një rrugë Turjakë, ku aktualisht janë duke u asfaltuar këto rrugë.

Begaj dhe Kastrati, janë ndarë të kënaqur me ecurinë e punimeve në rregullimin e këtyre rrugëve dhe në asfaltimin e tyre, ndërsa rregullimi i infrastrukturës së përgjithshme vazhdon të mbetet prioritet i qeverisë komunale dhe në të njëjtën kohë përmbushje e premtimeve për rregullimin e rrugëve dhe investimeve tjera të nevojshme, në ato vende ku asnjëherë nuk i kanë ndier investimet e shtetit, për rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Nga ana tjetër, banorët e këtyre dy fshatrave, e kanë falënderuar kryetarin Begaj, jo vetëm për rregullimin e rrugëve, por edhe për përkrahjen që po ju ofron banorëve të këtyre fshatrave dhe në veçanti të këtyre lagjeve, të cilat deri më tani kanë pasur probleme në lëvizjen e tyre, për shkak të rrugës.

Përderisa në Tërpezë është shtruar rruga për lagjen e Muhaxherëve dhe në dy lagje tjera brenda fshatit, në Turjakë është duke u asfaltuar rruga e lagjes së Berishëve, të cilët po ashtu, deri më sot, kanë pasur problem në qarkullimin e tyre, pasi rruga ka qenë në gjendje të rëndë dhe gati e pakalueshme për makina.

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

`Hasi Jehon` bashkon në Gjonaj trashëgiminë folklorike shqiptare

Më 1, 2 dhe 3 maj,në Gjonaj të Hasit, do të mbahet festivali "Hasi Jehon". Ky aktivitet tradicional mbledh ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe nga...

Lajmet e Fundit