23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Begaj, ka vazhduar takimet me banorët e Balincës dhe Llazicës

Picture 016Në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët e Komunës së Malishevës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, gjatë mbrëmjes së sotme kanë takuar banorët e fshatrave Balincë dhe Llazicë, ka biseduar me banorët për problemet dhe nevojat që kanë këto dy fshatra.

“Qëllimi ynë është, që të jemi sa më afër qytetarëve, që të jemi sa më transparent në raport me juve dhe që ju të njiheni me punët dhe aktivitetet tona, me buxhetin, me mënyrën e ndarjes së buxhetit dhe investimeve dhe krijimit të prioriteteve, duke u bazuar në kërkesat e juaja”, ju tha kryetari egaj, banorëve të këtyre fshatrave, duke i njoftuar më pas me planet e komunës, për investime, ku përfshihen edhe Balinca dhe Llazica.

Ndërsa drejtori Berisha, i njoftoi me angazhimet e komunës dhe institucioneve tjera, në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

“Vitin e kaluar jemi angazhuar me të gjitha forcat dhe në bashkëpunim, në rend të parë me banorët, mund të themi se kemi pasur sukses, pasi nuk kemi asnjë rast që ka përfunduar me fatalitet, ndërsa edhe këtë vit kemi marrë të gjitha masat për luftimin e EHKK”, tha drejtori Berisha, i cili më pas i njoftoi me të gjitha masat që komuna dhe institucionet përgjegjëse janë duke marrë.

Nga ana tjetër, banorët e Balincës, të cilët kishin disa kërkesa, kryesisht në infrastrukturë, kërkesë kryesore e tyre ishte ndërtimi i një nënkalimi, pasi autostrada që shkon në drejtim të Pejës, e ka ndarë fshatin në dy pjesë, dhe tani qarkullimi është shumë i vështirësuar, si për fëmijët që shkojnë në shkollë, ashtu edhe vajte-ardhje mes lagjeve dhe në rastet e varrimeve, pasi një pjesë e fshatit është shkëputur nga varrezat, dhe kur kanë raste varrimi, ju duhen disa kilometra ti kalojnë, për të shkuar te varrezat, sepse përgjatë autostradës që kalon në mes te fshatit, nuk është paraparë asnjë nënkalim.

E banorët e Llazicës, përveç disa kërkesave si në çdo vendbanime tjetër, problem kryesor e kanë ndërtimin e një rruge, që e lidh një pjesë të fshatit, përkatësisht lagjen e Dobrunëve me shkollën dhe ambulancën e fshatit, pasi nxënësit dhe të tjerët detyrohen të shkojnë në shkollë përgjatë autostradës e cila nuk ka as trotuar, është shumë larg dhe janë seriozisht të rrezikuar.
Për të gjitha këto kërkesa, kryetari Begaj, premtoi se komuna do të angazhohet maksimalisht në zgjidhjen e tyre. “Ne kemi një buxhet shumë të kufizuar, madje këtë vit kemi 800 mijë euro më pak në investimet kapitale, por ne jemi në shërbimin tuaj dhe për kërkesat që janë më urgjente, do të bëhet zgjidhje”, tha kryetari Begaj.

Më Shumë

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të...

Vdes një 60 vjeçar në Prizren, pësoi sulm në zemër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel. Bëhet fjalë...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit