11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Letër e hapur Ambasadës Amerikane, Gjermane, Mbretërisë së Bashkuar dhe EULEX-it

rami berishaaaShkruan: Rami Berisha

Të respektuar ambasadorë, pesë ditë më përpara u shkrova letër të hapur tri personaliteteve kryesore të shtetit tim, ua dërgova përmes rrjetit social Facebook dhe përmes mediave, dhe nuk e mora asnjë përgjigje. Mund të jem idealistë i pashpresë (kështu më quajti një mik i imi profesor), por unë vazhdoj të besoj se çështjet që i kam ngritur në letrën time të hapur për kryeministrin, kryeparlamentarin dhe ministrinë e Arsimit, e kanë merituar më së paku respektin e tyre, një përgjigje për mirësjellje dhe një vizitë në Prizren. Kam dhënë shifra alarmante të keqpërdorimeve në Arsimin prizrenas, dhe kur nuk mora përgjigje nga të zgjedhurit e mi, po ju drejtohem juve dhe Gjykatës së EULEX-it, më të dhëna të reja për keqpërdorimet në Arsimin prizrenas. Kur iu shkrova krerëve të shtetit unë iu shkrova me besim në ta me besim në drejtësinë e Kosovës. Ju do të më thoni, vazhdoni të besoni, por unë ju them jo, sepse u bënë pese ditë dhe nuk reagon askush as nuk më mbështet dhe as nuk më akuzon dhe unë kam frikë, çka po përgatisin këta njerëz kundër meje prandaj po ju drejtohem juve. Juve pasi nuk kam mundësi të vijë në Prishtinë, e të ua dorëzoj personalisht këtë letër, po ju drejtohem përmes PrizrenPress-it.

I drejtohem EULEX-it, me besimin se së bashku se do ta dërgoni një prokuror në Prizren që t’i hetoj pretendimet e mia për keqpërdorime në Arsim, e përveç atyre që i kam bërë publike pesë ditë më parë, po i paraqes edhe disa të tjera që janë tmerruese, së paku për mua që miku im profesor më quan idealistë të pashpresë. Pas paraqitjes së shqetësimeve të mia të mbështetura fortë në burime të besueshme, më janë lajmëruar edhe shumë raste të tjera të cilat një nga një po i parqes më poshtë, që mua më tmerrojnë besojë edhe juve. Unë i vetëm nuk kam mundësi t’i hetoj të gjitha këto pohime në burime të sigurta, prandaj ju lus ju ta dërgoni një prokuror dhe një ekip që t’i hulumtoj. Ju lutem hajdeni verifikojeni se po shitet një vend pune në institucione.

Vepër penale është shitja e vendit të punës dhe njëjtë është nëse u shit 500 euro ose 6000 Euro. Unë ju them shumë lehtë mund ta verifikoni se një ekspertë i Asrimit u vlerësua me notat maksimale nga komisioni I Arsimit ai nuk u pranua, u falsifikuan dokumentet. Unë po ju them ua jap emrat e mbiemrat, një qytetar I Prizrenit u përjashtua nga puna sepse ishte me FSHMN, kurse një tjetër u pranua me FSHMN edhe pse një tjetër ishte kuadër adekuat dhe cilësor. Korrupsioni nuk ka brirë. Këtu është korupsioni.

Dërgojeni një prokuror në Prizren dhe hetoni prokurorinë këtu në Prizren. Unë nuk e di a është ë vërtet se nuk kam mundësi ta hetojë, por ju e keni mundësinë hajde hetojeni pse u pushua lënda kundër Drejtorit të Arsimit, ndërsa u punësua një fëmijë I një prokurori, që e kishte pikërisht atë lëndë gjyqësore të drejtorit të Arsimit, ndërsa në atë konkurs kishte kuadro që nuk u pranuan se nuk e kanë babain me ndikim. Më një master të shkencave (ekspert, e kam afër në këto çaste dhe po më tregon çka ka ndodh atje ju tregon edhe juve).

Vajza e këtij prokurori është me fakultet privat (vetëm me fakultet). Unë kam respekt edhe për këto fakultete por masteri duhet të ketë përparësi. Krupsioni nuk ka brirë. Hajde hetojeni shkollën e Kompetencave dhe do ta shihni se janë punësuar fëmijët e njerëzve me ndikim. Komisioni I Arsimi, në vend se të ju bëjë pyetje profesionale kandidatëve, i turpëron. Një kandidate që hynë në një “testim” për mësimdhënës të këtij komisioni, del e skuqur nga intervista. Nuk i duron letra e bardhë fjalët e asaj pyetje, prandaj nuk po i shkruaj, hajdeni ju ose dërgojeni një prokuror ua them atyre. Ju lutem pasi krerët më të lartë të shtetit me injoruan aq frikshëm. Ju lutem hajdeni ju në Prizren, e shpëtojeni arsimin prizrenas. Ju përgjërohem, ju lutem sepse janë në pyetje gjeneratat e reja.

Më Shumë

Përurohen kabinetet e shkencave të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren

Sot, u përuruan kabinetet e shkencave (Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi) në SHFMU “Motrat Qiriazi” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, një bashkëfinancim mes...

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e...

Lajmet e Fundit