7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Begaj kërkon përgjegjësi për projektet e papërfunduara

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ka kërkuar përgjegjësi për mospërfundimin e disa projekteve të filluara kohë më parë, por të cilat, deri më tani është dashur të jenë të përfunduara.

“Unë dua përgjegjësi për të gjitha ato projekte të cilat tashmë është dashur të jenë të përfunduara, prandaj, drejtoritë përkatëse, duhet të gjejnë arsyet, se pse këto projekte ende nuk kanë përfunduar”, tha Begaj.

“Shkolla e Vërmicës, është dashur të jetë tërësisht në funksion të nxënësve, ajo nuk ka filluar ende, shkolla në Shkozë, gjithashtu është dashur të jetë e përfunduar, e mos të flasim pastaj për rregullimin e lumit Mirusha”, tha Begaj, duke kërkuar gjetjen e arsyes për mospërfundim të këtyre projekteve.

Përndryshe, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët kanë raportuar për punën e tyre dhe aktivitetet e rregullta të drejtorive. Po ashtu në këtë mbledhje, u bë e ditur, se janë në përfundim të përpilimit të listës për investimet kapitale, që do të futet në propozim buxhetin e viteve 2015-2017, propozim i cili pritet të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të martën. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit