7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Begaj mbajti mbledhjen e parë të Këshillit të Drejtorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2019, të Këshillit të Drejtorëve, me të cilët ka biseduar për punët e kryera gjatë vitit 2018 dhe përgatitjeve apo planifikimeve për vitin 2019. Kryetari Begaj, i ka uruar drejtorët për punët e kryera, si dhe është zotuar për më shumë angazhim në vitin 2019.

Drejtorët e Drejtorive komunale, kanë prezantuar punët e tyre gjatë vitit të kaluar dhe planifikimet për vitin 2019.

Përndryshe, gjatë raportimeve të drejtorëve, u bë e ditur se buxheti komunal për vitin 2018, edhe pse ende nuk është përgatitur raporti përfundimtar, është shpenzuar rreth 98 për qind, e po aq janë realizuar edhe të hyrat vetanake, kurse të hyrat nga tatimi në pronë, është realizuar rreth 96 për qind.

Kryetari Begaj, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që gjatë këtij viti të jenë të angazhuar maksimalisht, për realizimin e të gjitha objektivave dhe planifikimeve, dhe të jenë të shërbim të qytetarëve.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Lajmet e Fundit