11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Begaj priti përfaqësuesin e UN HABITAT-it në Kosovë

Begaj-Ishaku MaitumbiKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot përfaqësuesin e ri të UNHABITAT-it në Kosovë, Ishaku Maitumbi. Ky takim kishte karakter njoftues, pasi Maitumbi, ka marrë këtë detyrë, ndërsa Malisheva dhe UNHABITAT-i, bashkëpunojnë në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), si dhe kanë bashkëfinancuar zgjerimin dhe rregullimin e urës kryesore në Malishevë.

Kryetari Begaj, fillimisht e uroi për përgjegjësinë e tij në këtë organizëm me rëndësi të Kombeve të Bashkuara, si dhe e falënderoi për angazhimin e tij, edhe në të kaluarën në UNHABITAT në përgjithësi, si dhe në veçanti në Malishevë, përderisa premtoi bashkëpunim të ndërsjellë në realizimin e projekteve të përbashkëta, si në finalizimin e PZHK-së, ashtu edhe në projekte tjera.

Nga ana tjetër, Ishaku Maitumbi, tha se është i informuar me Planin Zhvillimor Komunal, si dhe që ka marrë informacione për shumë zhvillime në Malishevë, siç tha edhe vet, “se është bërë shumë në zhvillimin e Malishevës”. Sipas zyrtarit Maitumbi, dhe kryetarit Begaj, Plani Zhvillimor Komunal është prioritet i dy palëve, dhe pritet që deri në dhjetor të përfundoj.

Begaj, e ka informuar përfaqësuesin e UNHABITAT-it, për angazhimet dhe prioritetet e komunës dhe resurset që ka Malisheva për zhvillim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Lajmet e Fundit