7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Begaj priti përfaqësuesit e Shoqatës të Personave të Verbër të Kosovës

006Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën e tij, drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së personave të verbër të Kosovës, Mexhid Foniqi, me të cilin biseduan për gjendjen e personave të kësaj kategorie dhe përkrahjen institucionale për këtë kategori të shoqërisë.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës, Foniqi, fillimisht e falënderoi kryetarin Begaj, për pritjen dhe për mirëkuptimin e tij, në raport me personat të cilët kanë probleme me shikim, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Komuna e Malishevës, ka dhënë për këtë shoqatë në Malishevë, si dhe shtroi nevojën, për përkrahje edhe të mëtutjeshme.

“Zbatimi i tërësishëm i ligjit, do të na ndihmonte shumë, sidomos tek benifitet, të cilat nuk i gëzojnë”, tha drejtori Foniqi.

Nga ana tjetër kryetari Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, duke i përgëzuar për punën që bëjnë si shoqatë, tha se “ndien obligim moral në raport me këtë kategori” dhe sipas tij, “përkujdesja ndaj këtyre kategorive, është një sprovë për institucionet dhe shoqërinë”.

“Mundësitë tona buxhetore, janë shumë të kufizuara, por ne do ti analizojmë të gjitha mundësitë tona buxhetore, në mënyrë që t’iu ofrojmë përkrahje edhe shoqatës në Malishevë, shoqatë të cilën e kemi përkrahur edhe në të kaluarën”, tha kryetari Begaj.

Përndryshe në Komunën e Malishevës, bazuar në të dhënat e shoqatës së personave të verbër, jetojnë 276 persona, të cilët kanë probleme me shikim, dhe janë tërësisht ose pjesërisht të verbër dhe që kanë nevojë për përkrahje.

Më Shumë

Mbërrijnë në Kosovë tri transferet e reja të Yllit

Golden Eagle Ylli mund edhe të llogarisë në vikend për tri ardhjet e reja të huaja. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, tri transferet e fundit për...

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një i dyshuar ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur në Prizren, ndërsa një i dyshuar tjetër është...

Lajmet e Fundit