8.8 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Begaj uruan nxënësit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, me rastin e fillimit të viti të ri shkollor 2019-2020, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe arsimtarët e Komunës së Malishevës.

Ata gjithashtu, me rastin e fillimit të vitit shkollor, e kanë vizituar edhe SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

“Uroj që ky vit shkollor të jetë i suksesshëm, dhe të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve, të shkollës suaj dhe të të gjitha shkollave në Komunën e Malishevës”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë vizitës në SHFMU “Ibrahim Mazreku”, ku është takuar me nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle.

Edhe drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi, i ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Të nderuar prind. Të nderuar mësimdhënës. Të dashur nxënës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtoria për Arsim dhe Edukim iu uron përzemërsisht një vit të mbarë shkollor duke iu dëshiruar suksese të shumta në çdo hap mësimor. Suksesi i vitit shkollor kërkon angazhimin e njëmend të personelit arsimor, prindërve dhe nxënësve e gjithë shoqërisë sonë. Besojmë që do t’iu gëzohemi rezultateve sa më cilësore në procesin edukativo arsimor! Urime!”, thuhet në urimin e drejtorit Thaçi.

Sipas Thaçit, mësimi ke filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, në të gjitha nivelet e arsimit. Sipas tij, në këtë vit shkollor, në klasën e parë janë regjistruar 65 nxënës me shumë, se në vitin paraprak.

Më Shumë

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit