9.8 C
Prizren
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Begaj: Votoni Iniciativën Qytetare për Malishevë

RagipBegaj-IQPMKandidati i Iniciativës Qytetare për Malishevë, Ragip Begaj,iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë këtë iniciativë.

“I ftojë të gjithë qytetarët, punëtorët e arsimit, administratës shëndetësisë dhe të sektorit privat , se epoka e grupit qeverisës aktual i mbështetur nga grupi jo formal në Malishevë dhe në qendër po përfundon njëherë e përgjithmonë”, tha Begaj.

Sipas tij, epoka e kërcënimit, shantazhit dhe e lëndimit për një votë apo bindje politike po bije jo vetëm nga pushteti komunal, por edhe nga skena politike.

“Prandaj, ju bëjë thirrje që në mënyrë masive të merrni pjesë në zgjedhje dhe krejtësisht në mënyrë të lirë, demokratike e të qetë të vendosni për fatin tuaj dhe Malishevës, duke votuar Iniciativën Qytetare për Malishevën”.

Begaj tha se si kandidat për kryetar të Komunës nuk do t’i nënshtrohet asnjë presioni dhe shantazhi.

“Kurrë më institucionet e Malishevës dhe qytetarët e sajë nuk do t’i nënshtrohen as një presioni , shantazhi apo kërcënimi , as nga udhëheqësit lokal as nga udhëheqësit e qeverisë qendrore”, tha Begaj.

Ai premtoi se qeveria komunale nën drejtimin tij, do të garantojë zbatim të ligjit , drejtësi , siguri dhe mirëqenje sociale për të gjithë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Rahovec, si pasojë e ndezjes së stufës së druve, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ekipet zjarrfikësve kanë lokalizuar...

Grabitja në Suharekë, ndalohen dy persona

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si të dyshuar në lidhje me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë. Rastin për Klankosova.tv e...

Lajmet e Fundit