11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Shkoza e Malishevës e sheh ndryshimin me Lëvizjen Vetëvendosje!

Shkoze - 11Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga deputeti Visar Ymeri dhe kandidatët për Kuvendin Komunal hapën fushatën elektorale në Shkozë. Në takim me qytetarët e Shkozës, Krasniqi shprehi prioritetet e Lëvizjes Vetëvendosje! për Malishevën.
Ai tha se në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje! prioritet do të jenë bujqësia, arsimi cilësorë dhe shëndetësia e mirëqenia e qytetarëve. “Në qeverisjen e VV-së Malisheva do të frymojë pa korrupsion, me një qeverisje të ndershme, me projekte cilësore dhe në shërbim të prioriteteve të qytetarëve”, tha Krasniqi.

Kandidati Krasniqi prezantoi edhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje! të këtij fshati për Kuvendin Komunal, Muhamet Bytyçin dhe Avni Bytyçi
Ndërkaq deputeti i VV-së në Parlamentin e Kosovës, Visar Ymeri tha se zgjedhjet e 3 nëntorit janë shumë të rëndësishme për demokracinë dhe qytetarin.” Por është shumë i rëndësishëm edhe fakti se me këto zgjedhje ndahen dy periudha, ajo e keqqeverisjes së Malishevës nga PDK-ja dhe ajo me një qeverisje të drejtë dhe pa korrupsion, që do të ndërtojë Lëvizja Vetëvendosje!  me kandidatin Alban Krasniqi dhe asamblistët e saj”, tha Ymeri.

Muhamet Bytyçi foli për problemet e fshatit dhe për aferën e qeverisjes aktuale, e cila ka vjedhur dhe nuk jep llogari për rreth 50 mijë euro që fshati i kishte mbledhur për të ndërtuar rrugën në vitin 2009, dhe sot nuk dihet ku kanë mbetur.

Qytetaret shprehën zhgënjimin me qeverisjen në ikje, duke kujtuar premtimet e pa mbajtura për rrugën, kanalizimin, ambientin, etj. Ata thanë se e vetmja shpresë për ndryshime është Lëvizja Vetëvendosje! dhe Shkoza në mënyrë masive do ta mbështesë alternativen e VV-së  si shpresa për ndryshime thelbësorë.

Pas dy orë prezantimi dhe diskutimi për projektin e Lëvizjes Vetëvendosje! për Malishevën kandidati Alban Krasniqi para qytetarëve të Shkozës u zotua se asnjë projekt nuk do të bëhet pa qytetarët në vendimmarrje dhe se për ne qytetaret aktivë janë shpresa e vetme për ndryshim e zhvillim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit