Drejtori i drejtorisë për Arsim në Komunën e Rahovecit, Behar Rama, në një intervistë ekskluzive për Rahoveci24 ka dhënë detaje rreth ngjarjeve të fundit, duke thënë se konkursi nuk do të anulohet sepse kjo nuk është kërkuar nga inspektoriati i cili ka dërguar vetëm rekomandime.
Sipas Ramës, të gjithë kandidatët e pranuar në punë janë me kualifikim superior nga kandidatë të tjerë që kanë qenë në konkurs.
Ai pranon se inspektoriati ka dërguar një kërkesë për të rishqyrtuar dhe rivlersuar kandidatët e pranuar, por thotë se konkursi s’ka arsye që të anulohet.
“Për shkak të neglizhencës, dhe shumë punëve të vitit të ri shkollor, një zyrtar i arsimit nuk e ka kompletuar procesverbalin dhe kjo ka pasuar me reagim të inspektoriatit”.
“Rekomandimi i inspektoriatit është që të bëhet rivlerësimi i kandidatëve pjesëmarrës në konkurs. Nuk është bërë asnjë ankesë nga inspektoriati për ndonjë kandidat më të dobët që është pranuar”.
“800 aplikantë në konursin e shpallur më herët, por janë pranuar 81 mësimdhënës, e për këtë ka pasur vetëm 16 ankesa. Prej tyre, 7 kanë qenë të sistemuar në shkolla tjera, sepse kanë konkurruar në dy pozita të punës. Prej 9 ankesave të mbetura janë të gjitha ta pa baza”.
“Vendimi i DKA për shpalljen e konkursit ka qenë i rregullt sepse për çdo bachelor të pranuar në punë i jipet kontrata për një vjet, pastaj për atë pozitë shpallet konkursi i ri dhe nuk është në kundërshtim me udhëzimin administrativ 09/2014”.
“Rekomandimi i inspektoriatit të arsimit që të shpallet konkursi për një profesor të matematikës do të respektohet”, theksoi Behar Rama.
Ai shtoi se asnjë mësimdhënës me kualifikim adekuat nuk ka mbetur pa punë.
“Janë pranuar 6 profesorë të makinerisë, matematikës dhe TIK. Pasi që nuk ka kuadër të mjaftueshëm për matematikë dhe TIK, orët janë shpërndarë te inxhinierët e makinerisë. Nga kjo ka ardhë sepse rekomandimi i ministrisë së arsimit është sepse të gjithë mësimdhënësit e kualifikuar të arsimit të mos mbesin pa punë. Dhe, kjo është realizuar nga DKA në Rahovec”, thekson Rama.
Shumë i akuzuar për mos hapje ndaj mediave, Rama thotë se kjo nuk ka ngjarë asnjëherë për mediat korrekte dhe të paanshme. Ai madje ka ofruar edhe dokumente për Rahoveci24.com dhe ka treguar më shumë!
“Jam i hapur për të gjithë”, përfundoi Rama. /Rahoveci24/